2 Haziran 2016 Perşembe

Hyrje: Rrëzimi Shkencor I Materializmit

Hyrje: Rrëzimi Shkencor I Materializmit

Materializmi nuk mund të pretendojë më tepër, jetëgjatësinë e tij si filozofi shkencore.  Artur Këstler, Filozof i njohur11
  • Si u krijua ky univers i paskajshëm ku ne jetojmë?
  • Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi në këtë univers? Si arriti bota ku ne jetojmë të bëhej një strehë kaq e sigurtë për ne?
Këto pyetje që në agim të historisë së njerëzimit kanë tërhequr vëmendjen e shumë mendimtarëve. Mes tyre ka patur edhe shkencëtarë  dhe/apo filozofë, të cilët kanë kanë studiuar dhe analizuar të bazuar në logjikë dhe arsye (prakticizëm) këto pyetje dhe kanë arritur në  përfundimin e përbashkët se: Përsosmëria e rre-gullit dhe projektimit në univers janë një tregues i qartë për ekzistencën e një Krijuesi Suprem, Zotërues i gjithësisë.
Kjo është e një e vërtetë e padiskutuar e që mund të arrihet duke vënë në punë inteligjencën tonë. Këtë realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh në librin e Tij, Kuranin, të cilin e zbriti si udhëzim për njerëzimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij për një qëllim të veçantë dhe krijimin e të gjitha sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të mundësuar jetesën njerëzore.
Në një ajet të Kuranit, Allahu i fton njerëzit të arsyetojnë mbi këtë aspekt në vargun pasues:
"A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi". (Naziat, 27- 30)
Përsëri duke iu mbështetur thënieve në Kuran, njeriu duhet të dëshmojë krijimin prej Zotit, të të gjithë sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të (njeriun), të thellohet mbi këtë realitet dhe të nxjerri mësim prej vëzhgimeve të tij:
"Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj); ka fakte për një popull që di të marrë përvojë". (Nahl, 13)
Në një tjetër ajet të Kuranit thuhet:
"Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa një cipë (e hurmave, fije)". (Fatir, 13)
Këtë të vërtetë, të cilën e mësojmë nga Kurani e pranojnë edhe shumë shkencëtarë të konfirmuar, themelues të astronomisë moderne. Emra si Galilei, Kepler, Njutoni duke zbuluar strukturën e ndërtimit të universit, projektimin e Sistemit Diellor, ligjet e fizikës dhe ekuilibre të ndryshëm e kanë kuptuar më së miri se të gjitha këto janë të krijuara nga Zoti.

Materializmi: Argumenti i rremë i shekullit të 20-të

E vërteta e krijimit, të cilën e shpjeguam deri tani, refuzohet që prej kohësh të hershme prej një pikëpamjeje filozofike, e ashtuquajtur materializëm. Kjo filozofi, e cila fillimisht është shfaqur te Grekët e vjetër dhe më pas u pranua prej kulturash apo/dhe personash të ndryshëm, hedh tezën se materia ekziston që në infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundësia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti.
Materialistët ashtu siç hipotezojnë që universi ekziston që në infinitet, pretendojnë se në gjithësi nuk ekziston qëllim dhe projektim. Ata pohojnë se të gjitha ekuilibret, harmonia dhe rregulli janë vepër vetëm e koinçidencës (rastësisë). Ky pretendim mbi “rastësinë” është përdorur më pas edhe si përgjigje ndaj pyetjes se si u shfaqën gjallesat. Teoria e evolucionit apo e thirrur ndryshe Darvinizëm, është një tjetër zbatim i materializmit mbi natyrën.
E shprehëm edhe më parë se kishte edhe nga ata persona, themelues të shkencës moderne,  të cilët besonin në krijimin e universit nga Zoti. Në shekullin e 19-të ndodhi një ndryshim në këtë qëndrim të botës së shkencës. Materializmi, në mënyrë të paramenduar u fut në kalendarin e shkencave moderne prej grupeve të ndryshme. Kjo filozofi gjeti mbështetje të gjerë dhe u përhap shumë shpejt në botën e shkencës edhe për shkak të kushteve sociale e politike të shek. të 19-të.
Megjithatë, zbulimet e shkencës moderne e demostrojnë në mënyrë të padiskutueshme shumë qartë pavleftësinë dhe fallcitetin e materializmit në fjalë.

Zbulimet shkencore të shekullit 20-të

Me anullimin që i bëri shkenca materializmit dëshmoi edhe një herë mbi krijim e universit nga Allahu. Mbi këtë temë revista e mirënjohur Newsweek në numrin e botuar më 27 Korrik 1998 në kopertinën e saj, i dha titullin “Shkenca gjeti Zotin”..
Le të kujtojmë edhe një herë dy pohimet themelore të materializmit rreth universit:
 Universi ekziston që nga pafundësia, pra, nuk ka as fillim as fund, ai nuk është i krijuar.
 Çdo gjë në univers është thjesht fryt i rastësisë dhe jo një plan apo projektim me një vizion të qëllimtë. 
Të dy këto nocione të materialistëve si rrjedhojë e një shkence primitive të shekullit të 19-të, të mbrojtura me shumë ngulm, u shembën plotësisht nga ana e zbulimeve shkencore të shekullit pasardhës.
 Fillimisht në harresë mbetën pretendimet mbi ekzistencën që në infinit të universit. Që në vitet 1920 kishte një mori faktesh që kjo s’mund të ishte e vërtetë. Shkencëtarët tashmë ishin të sigurtë për krijimin e tij nga mosekzistenca e shkaktuar kjo prej një “Shpërthimi të Madh” (Big Beng). Me fjalë të tjera universi nuk ka ekzistuar në pafundësi por përfundimisht është krijuar nga Zoti.
Ajo që shkenca gjunjëzoi së dyti në shek. e 20-të ishte pretendimi “i rastësisë”, të krijimit të gjithësisë në mënyrë aksidentale dhe e paprojektuar. Kërkimet e bëra që prej viteve 1960-të, treguan se të gjitha ekuilibret fizike ishin të përllogaritura (programuara) në një mënyrë shumë të ndërlidhur që të bëjnë të mundshme jetën njerëzore. Me thellimin e kërkimeve, u gjetën një nga një ligjet fizike, kimike dhe biologjike në univers, forcat themelore si ato të rëndesës dhe të elektromagnetizmit, strukturën në tërësi të atomeve dhe elementëve përbërës të universit, të programuara këto me atë saktësi për të mundësuar jetën e qenieve njerëzore. Sot shkencëtarët perëndimorë këtë projektim të jashtëzakonshëm e quajnë “Parim Human” (Anthropic Principle). Pra, çdo detaj në univers është projektuar me shumë kujdes që të bëjë të mundshme jetën e njeriut.
Shkurtimisht në ditët tona materializmi është refuzuar dhe shembur plotësisht nga shkenca moderne. I pozicionuar si vizion shkencor dominues për shekullin e 19-të, materializmi u përmbys në shekullin e 20-të, duke pësuar një humbje përfundimtare.
Është shumë e natyrshme të ndodhte kështu. Ashtu siç deklaron edhe Allahu: “Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan...”. (Sad 27), është një supozim i gabuar që universi të jetë i krijuar pa një qëllim të caktuar. Është e pashmangshme për çdo tezë të hedhur mbështetur mbi këto supozime, të falimentojë përballë realitetit qysh në fillim.
Krijimi është një fakt. Në këtë libër këto të vërteta do t’i analizojmë së bashku me argumentet përkatëse. Të gjithë ne do të shohim disfatën që pësoi materializmi përballë shkencës dhe do të bëhemi dëshmitarë për krijimin e universit prej Allahut me një forcë krijuese superiore dhe të përsosur.

Fusnotat

1. Arthur Koestler, Janus: A Summing Up, New York: Vintage Books, 1978, p. 250. 

Kreu I: Krijimi i Universit nga Mosekzistenca

Kreu I: Krijimi i Universit nga Mosekzistenca

Në formën e saj standarte, teoria e Big Bengut pohon se universi ka filluar me zgjerimin e menjëhershëm të të gjitha pjesëve. Po si arritën të zgjeroheshin në të njëjtin çast, të sinkronizuar të gjitha pjesët e universit? Kush ua dha komandën atyre?  Andrei Linde, profesor kozmologjie
Një shekull më parë, krijimi i universit ishte një koncept që injorohej nga një pjesë e mirë e astronomëve. Shkak për këtë ishte koncepti i gabuar i shkencës së shekullit të 19-të ku pranohej gjerësisht ekzistenca e gjithësisë që nga pafundësia. Shumica e shkencëtarëve që studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin përballë me një masë lëndësh, e cila meqë ekzistonte që në infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndërmendje për një  “krijim” të universit, pra, për ekzistencën e një fillimi (të tij).
Idea mbi “ekzistencën në pafundësi” (vazhdueshmëri) ka hyrë në Perëndim së bashku me filozofinë materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrënjët te Grekët e lashtë, mbron idenë se nuk ka ekzistencë tjetër veç materies dhe se universi ekziston që nga pafundësia dhe do të vazhdojë deri në pafundësi. Kjo filozofi mbijetoi në forma të ndryshme gjatë sundimit roman dhe në Perandorinë e Vonë Romane dhe në Mesjetë, materializmi pësoi një rënie si rezultat i influencës së Kishës Katolike dhe filozofëve të krishterë. Por pas Rilindjes mes shkencëtarëve dhe filozofëve perëndimorë filloi të lindte një kuriozitet për burimet filozofike të Greqisë së lashtë. Kështu pra, filloi përqafimi i materializmit në këtë periudhë.
Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai që gjatë Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kësaj pafundësie çdo probabilitet duhet të shihet si i mundshëm. Ndjekësit e Kantit idenë mbi një univers të pafund vazhduan ta mbronin së bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit të 19-të edhe teza se nuk ekziston një zanafillë e universit, pra, e krijimit në një çast filloi të përqafohej gjerësisht. Kjo ideologji, e cila u përvetësua me këmbë-ngulje të madhe edhe nga materialistë dialektikë si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti të avancojë deri në shekullin e 20-të.
Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person që pohoi “universin e pafundëm” në Kohët e Reja. Megjithatë zbulimet shkencore vleftësuan pohimin e Kantit.
Ideja në fjalë për një univers të pafund në çdo periudhë ka qenë e lidhur fort me ateizmin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e një zanafille për universin flet për krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugë për t’iu kundërvënë kësaj ishte dalja në skenë me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonë. Një nga ata, të cilët e përvetësuan me këmbëngulje këtë ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat që shkroi në shekullin e 20-të u bë një mbrojtës i njohur i materializmit dhe marksizmit. Në librin e tij me titull: “Parimet themelore të filozofisë”, Policer duke u  bazuar në modelin e “universit të përhershëm” i del kundra (krijimit) në këtë mënyrë:
"Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë". 3
Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenë e pafundësisë së universit, mendonte se shkenca përparonte në anën e tij. Në fakt shkenca pa kaluar shumë kohë demostroi me të  vërtetë se universi ka një fillim. Dhe ashtu siç e kishte deklaruar Policeri vetë, nëse ka një krijim atëherë duhet të ketë gjithashtu një Krijues.

Zgjerimi i Universit dhe Zbulimi i Big Bengut

Edwin Hubble
Vitet 1920 do të ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e astronomisë moderne. Në vitin 1922 fizikanti rus Aleksandër Fridman arriti të përllogarisë se sipas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palëvizshme) dhe do të ishte e mjaftueshme edhe një impuls i vogël të shkaktonte zgjerim apo tkurrje (të saj). I pari person që arriti të tregojë rëndësinë e zgjidhjes së Fridmanit, ishte astronomi belg Xhorxh Lëmetrë. I bazuar në këto kalkulime, Lëmetrë deklaroi se universi kishte një fillim dhe që prej asaj zanafille vazhdon në mënyrë konseguente të zgjerohet. Përveç kësaj bëri të ditur se do të arrihej të llo-garitej edhe masa e mbetur e rrezatimit që prej kësaj pikënisjeje.
Llogaritjet teorike të këtyre shkencëtarëve nuk tërhoqën vëmendje në atë kohë por me shfaqjen e një argumenti bindës gjatë viteve 1929, si rezultat i vëzhgimeve të shumta, ranë si një bombë në botën e shkencës. Po atë vit në qendrën vëzhguese “Kalifornia Maunt Uillson”, astronomi amerikan Edvin Habëll bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e astronomisë. Habëll duke studiuar qiellin me anën e një teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve çdo ditë e më tepër përthyhej drejt ngjyrës së kuqe, fundit të spektrit dhe kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me distancën e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi të gjitha bazat e modeleve të një universi të qëndrueshëm të supozuara deri në atë kohë.
Edvin Habëll zbuloi se universi po zgjerohej. Me këtë rast ai gjeti fakte për "Big Bengun", një ngjarje kataklizmike, zbulimi i së cilës i detyroi shkencëtarët të braktisin idenë e një universi të pafundëm dhe të përjetshëm.
Sipas ligjeve të njohura të fizikës, spektri i rrezeve të dritës, të cilat lëvizin drejt pikës së vëzhgimit kthehen në vjollcë, ndërsa spektri i atyre rrezeve të dritës, të cilat largohen prej pikës së vëzhgimit anojnë drejt së kuqes. (E njëjtë kjo me ho-llimin e zërit të sirenës së trenit, i cili i largohet vëzhguesit.) Vëzhgimi i Habllit tregon se sipas këtij ligji, trupat qiellorë në mënyrë të vazhdueshme largohen prej nesh.
Pa kaluar shumë kohë Habëll, zbuloi diçka tjetër shumë të rëndësishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetëm prej nesh por edhe nga njëri-tjetri. Përballë një universi ku çdo trup qiellor, në të cilin distancohen nga njëri-tjetri, i vetmi përfundim që mund të arrihet është se universi është në “zgjerim” të përhershëm.
Ky ishte një zbulim për të cilin Xhorxh Lëmetrë pati “profetizuar” pak kohë më parë, dhe një nga mendjet më të shquara të shekullit, pati shprehur diçka në lidhje me këtë 15 vjet më parë se ai. Në vitin 1915 Albert Ajnshtajn me anë të përllogaritjeve të përfituara nga Teoria e përgjithshme e Relativitetit arriti në përfundimin se universi është një strukturë jo-statike (kështu duke i paraprirë përfundimeve të Fridmanit dhe Lëmetrit). Por i habitur përballë këtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve të tij i shtoi edhe një faktor të ri, të cilin e emërtoi “konstante kozmologjike” që “të dilte një përgjigje e drejtë” sepse në atë kohë astronomët thonin se universi është statik dhe ai kërkoi që teoria t’i përshtatej këtij modeli. Vite më vonë konstanten kozmologjike do ta përkufizonte si, gabimi më i madh i karrierës së tij.
E vërteta mbi zgjerimin e universit, të cilën na e parashtroi Habëll, më pas do të lindte një model të ri për universin. Nëse universi është në zmadhim nëse do të kthehemi pak në kohë (në të shkuarën) do të konstatojmë një univers më të vogël, e nëse shkojmë më tej do të vërejmë “vetëm një pikë”.
Duke iu mbështetur matjeve të bëra, kjo pikë, e cila përfshinte të gjithë materien e universit, do të kishte një vëllim zero për shkak të forcës të madhe tërheqëse (gravitetit). Kështu që universi duhet të jetë shfaqur me shpërthimin e kësaj pike me vëllim zero. Ky shpërthim u quajt "Big Beng" (Shpërthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij në mënyrë të përsëritur pohohet nga faktet e vërejtura.
Big Beng tregoi një të vërtetë shumë të madhe: Të thuash që diçka ka zero volum është njësoj sikur të thuash është "Hiç". I gjithë universi është krijuar nga ky "hiç". Dhe për më tepër ky univers ka një fillim në të kundërt me pikëpamjen e materialistëve që mbështesin se "universi ka ekzistuar nga pafundësia".

Hipoteza e "gjendjes së qëndrueshme" (palëvizshme)

Teoria e Big Bengut për shkak të argumentave të forta që sillte, filloi të pranohej gjerësisht nga bota e shkencës. Por astronomët, të cilët ishin të vendosur në mbështetje të filozofisë materialiste dhe mbi idenë e kësaj filozofie mbi një "univers të pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe të mbanin në këmbë ideologjinë e tyre. Shkakun e kësaj përçapjeje kuptohet fare qartë në fjalët e fizikantit të shquar Artur Edington, i cili thotë: "Në mënyrë filozofike idea për fi-llimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme".4
Një tjetër astronom që kundërshtoi teorinë e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit të 20-të nxorri një model të ri, pasues i filozofisë së universit të pafund të shekullit të 19-të, me emrin gjendje e palëvizshme “Steady-state”. Hoil e pranoi faktin e pakundërshtueshëm të zgjerimit të universit dhe propozoi diçka të re se universi është i pafundëm në të dyja, dimensionin dhe kohën e tij. Sipas këtij modeli me zgjerimin e universit materia në sasi të duhura, në mënyrë spontane filloi të ekzistonte vetvetiu për ta mbajtur universin në gjendje të palëvizshme. Qëllimi i vetëm i dukshëm i kësaj teorie është mbështetja e dogmës së “materies që ekziston që në pafundësinë e kohës”, e cila është baza e filozofisë materialiste, kjo teori e Big Bengut është plotësisht e kundërta sepse mbron që universi ka një fillim. Përkrahësit e teorisë së gjendjes së palëvizshme i rezistuan për një kohë të gjatë Big Bengut. Por megjithatë shkenca përparonte kundra tyre.

Triumfi i Big Bengut

Gjendja e sër Artur Edingtonit që “idea për fillimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme” është një pranim i shqetësimit që solli Big Bengu për materialistët.
Në vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar më tej llogaritjet e Xhorxh Lëmetrit, hodhi një tezë të re mbi Big Bengun. Nëse universi është formuar me një shpërthim kataklizmik, padyshim që duhet të ketë lënë pas një përqindje të caktuar të rrezatimit. Dhe mbi të gjitha ky rrezatim duhet të jetë përhapur në raport të njëjtë në të gjithë universin.
Ky argument që duhej të vërtetohej, pa kaluar shumë kohë u gjend. Në vitin 1965, dy kërkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si përfundim i një rastësie, zbuluan këto rrezatime (valë) të panjohura. Ky rrezatim, të cilin e quajtën “Sfondi Kozmik i Rrezatimit” ishte i ndryshëm nga rrezatimet që reflektoheshin nga çdo vend i hapësirës për uniformitetin e jashtëzakonshëm. E shprehur ndryshe ky nuk ishte një rrezatim me origjinë të lokalizuar, pra, nuk kishte një burim të përcaktuar dhe ishte i përhapur gjithandej. Kështu që shumë shpejt u zbulua se këto rrezatime i takonin mbetjeve të periudhës së Big Bengut që vazhdojnë që nga çasti i parë i shpërthimit të madh. Gjithashtu Gamovi nxorri se frekuenca e rrezatimeve ishte shumë e afërt me vlerën e parashikuar nga shkencëtarët më parë. Penzia dhe Uillson fituan edhe çmimin Nobel për zbulimin e tyre.
Në 1989, Xhorxh Smut me ekipin e tij të NASA’s hodhën në hapësirë “Satelitin e Zbulimit të Rrezatimit të Sfondit Kozmik” (COBE). Me aparatet e ndjeshme të vendosura në këtë anije kozmike u deshën vetëm 8 minuta për të detektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit. Konkluzionet vërtetuan rezultatet e mbetjeve të trysnisë dhe nxehtësisë prej shpërthimit të madh në fillim të universit. Shumica e shkencëtarëve pohuan se COBE në mënyrë të sukseshme kishte kapur mbetjet e Big Bengut.
Rrezatimi kozmik i zbuluar nga Penzia dhe Uillson shikohet si një fakt i pakundërshtueshëm për Big Bengun nga bota shkencore.
Shumë fakte të reja për Big Bengun po dilnin. Një argument tjetër i rëndësishëm i Big Bengut ishte sasia e gazeve të hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Me matjet e bëra në ditët tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium në univers përputhet plotësisht me raportin teorik të llogaritjeve të mbetjes së hidrogjen-helium nga Big Bengu. Kjo na drejton në atë se në teorinë e gjendjes së palëvizshme nëse universi pa një fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni në univers do të digjej plotësisht dhe do të kthehej në helium. I mbështetur nga fakte të mjaftueshme Big Bengu u pranua në mënyrë të prerë nga shkenca. Sipas një shkrimi në numrin e Tetorit 1994 të revistës “Scientific American” shënon se modeli i Big Bengut është i vetmi që merr parasysh zgjerimin e vazhdueshëm dhe siste-matik të universit dhe përfundime të tjera observuese.
Denis Shama, i cili për një kohë të gjatë së bashku me Fred Hoil, përkrahu teorinë e gjendjes së palëvizshme, u shpreh në këtë mënyrë mbi argumentat e njëpasnjëshme të Big Bengut:
"Edhe unë si gjithë ato që përkrahnin teorinë e gjendjes së palëvizshme u fërkuan për një kohë të gjatë me argumentat bindëse... Një rol të rëndësishëm luaja dhe unë por jo se i besoja vërtetësisë por vetëm se do të doja që "gjëndja e palëvizshme" të ishte e vërtetë. Kundra argumenteve mora pjesë përkrah Fredit për të gjetur përgji-gje për këto zbulime armike. Por me grumbullimin e më tepër të argumenteve, e kuptova që nuk kishte më kuptim të vazhdoja të luaja rolin dhe mendova se tashmë duhet lënë mënjanë "gjëndja e palëvizshme".5

Kush e krijoi universin nga mosekzistenca?

Me triumfin e Big Bengut, edhe dogma themelore e materialistëve, nocioni mbi “universin e pafund” u varros në faqet e historisë. Atëherë çfarë ishte ajo forcë që krijoi universin me një shpërthim të madh në mosekzistencë?
 Pa dyshim që kjo pyetje tregon (shfaq) atë të vërtetë, të cilën nuk e pëlqen Artur Edington dhe materialistë të tjerë, pra, ekzistencën e një Krijuesi. Filozofi i shquar ateist Antoni Flu për këtë ka thënë:
Notoriously, confession is good for the soul. I will therefore begin by confessing that the Stratonician atheist has to be embarrassed by the contemporary cosmological consensus. For it seems that the cosmologists are providing a scientific proof of what St. Thomas contended could not be proved philosophically; namely, that the universe had a beginning. 6
Shumë shkencëtarë të tjerë që nuk e kishin detyruar veten në besimin e verbër në ateizëm, sot në krijimin e universit e pranojnë ekzistencën e një Krijuesi, zotërues të një force të pafund, pra, Allahun. Psh, astrofizikanti i njohur amerikan Hjuxh Ros shpjegon ekzistencën e Krijuesit përtej dimensioneve të universit në këtë mënyrë:
"Koha është dimensioni ku shfaqen ngjarjet. Në qoftë se materia është e shfaqur së bashku me shpërthimin, atëherë shkaku i ekzistencës së universit duhet të jetë një fenomen plotësisht i pavarur nga dimensioni kohor dhe ai i vendit. Kjo na tregon se krijuesi është mbi të gjitha dimensionet e universit. Në të njëjtën kohë tregon se Zoti nuk është universi në vetvete dhe nuk përmbledh atë apo të jetë një forcë e tij (universit).7

Ankesat dhe pavleftësitë (mangësitë) ndaj krijimit

Siç e studiuam deri në këtë pikë, Big Beng do të thotë krijimi i universit nga mosekzistenca, pra, pohim i hapur i krijimit të qëllimshëm. Për këtë shkak fizikantët dhe astronomët, të cilët e kishin përvetësuar ideologjinë materialiste, u mun-duan të sillnin disa shpjegime alternative për t’i dalë kundra këtij realiteti. Një nga këto ishte dhe teoria e “gjendjes së palëvizshme”, të cilën e prekëm në faqet e mësipërme  ku thamë se kjo teori ishte një përçapje e pashpresë e disa shkencëtarëve, të cilët “në mënyrë filozofike shqetësoheshin nga idea e krijimit të universit”.
Dy alternativat e tjera, të cilat materialistët u munduan t’i sillnin ishin mo-dele që e pranonin Big Bengun por që mundoheshin ta komentonin jashtë krijimit. I pari ishte “modeli i oshilacionit (hapje-mbylljes) të universit” dhe i dyti ishte “modeli kuantum i universit”. Tani le të analizojmë hollësisht këto teori dhe të shpjegojmë pavleftësitë e tyre.
“Modeli i oshilacionit të universit” u shfaq si tezë nga ata astronomë, të cilët nuk e  pranonin dot Big Bengun si fillimin e universit. Në këtë model pretendohet se pas Big Bengut universi u mblodh përsëri në vetvete, pra, në një pikë të vetme dhe më pas shpërtheu përsëri dhe u mblodh përsëri në një pikë të tillë. Kështu me këtë rutinë vazhdon deri në pafundësi. Përsëri sipas këtij modeli edhe para Big Bengut ka patur shpërthime deri në pafundësi. Pra, sipas teorisë, universi dhe materia ekzistonin që nga pafundësia por që me kalimin e kohës përjetonin shpërthime dhe tkurrje (mbledhje në një pikë) herë pas here. Edhe universi ku ne jetojmë është një prej atyre universeve të këtij cikli.
Ajo që bënë ata që parashtruan këtë model ishte thellimi i tyre mbi Big Bengun duke shkruar një skenar për ta kthyer atë në një teori që mbron pafundësinë e universit. Por ky ishte një skenar jashtëshkencor, sepse kërkimet e 15-20 viteve të fundit na tregojnë se ky model i oshilacionit të universit është i pamundshëm. Sepse edhe sikur universi të tkurret e të mblidhet në vetvete, nuk ekziston asnjë forcë fizike që të kushtëzojë një tkurrje kaq të madhe dhe duke e kthyer përsëri atë mbrapsht, me një shpërthim tjetër të madh, ta ndërtojë atë përsëri.8
Faktori më i madh, i cili miraton pavlefshmërinë e këtij modeli është se edhe sikur universi me oshilacion të vazhdueshëm të ekzistojë, ky mekanizëm nuk do të vazhdonte në pafundësi. Sepse llogaritjet tregojnë se këto "universe të njëpasnjëshëm" do t'i transferonin pasuesit një sasi entropie. Pra, energjia në çdo univers sa do të vinte e do të bëhej më e padobishme, pra, sasia e energjisë ekzistuese do të ishte më e vogël dhe çdo univers që do të hapej sërish do të zotëronte një hapje më të ngadaltë dhe një sipërfaqe më të madhe. Dhe nëse do të ktheheshim pas në kohë do të përballeshim me universe më të vegjël dhe përsëri kjo do të kyçej në një "univers fillestar". E nëse do të ekzistonin universe të këtillë përsëri duhet që në fillim të jenë krijuar nga mosekzistenca.9
Shkurtimisht modeli i “oshilacionit” të pafund të universit është një fantazi që fizikisht nuk është e mundur të realizohet.
Stefan Hauking ashtu si shkencëtarët e tjerë materialistë, të cilët përpiqen të sjellin shpjegime jashtëkrijuese për Big Bengun shfaq disa koncepte të mbështetura në imagjinatë dhe kontradikta.
“Modeli kuantum i universit”, ishte modeli i dytë i paraqitur për një shpje-gim jashtëkrijimit për Big Bengun. Ata që mbronin këtë tezë e patën bazuar skenarin e tyre në vëzhgimin e bërë në fizikën nënatomike (kuantumit). Në fizikën e kuantumit u vëzhgua se copëzat nënatomike formoheshin dhe zhdukeshin spontanisht brenda në vakum. Këtë vëzhgim disa prej fizikantëve e komentuan se materia fillon dhe krijohet në nivelin kuantum dhe se “kjo cilësi i takon materies në vetvete”, po kështu edhe në krijimin e universit nga mosekzistenca është një veti që i përket lëndës, duke u munduar të tregonin këtë dukuri si një pjesë e li-gjeve të natyrës. Brenda modelit të kuantumit, universi ynë interpretohet si një copëz nënatomike në një (univers) më të madh.
Në fakt përshkrimi i bërë fizikës së kuantumit në asnjë mënyrë nuk ka li-dhje dhe nuk mund të jetë një shpjegim mbi krijimin e universit. Uilliam Lein Kreg, shkrimtar i librit “Big Beng, Theism and Atheism” (Shpërthimi i madh, Teizmi-besimi në një Zot- dhe Ateizmi) këtë temë e shpjegon si më poshtë:
"Vakumi kuantum mekanik me copëzat, të cilat valëzonin (dukeshin e zhdukeshin) në të vërtetë është shumë larg "vakumit" real e nuk do të thotë hapësirë boshe. Në një model kuantumi të tillë, copëzat, të cilat vazhdimisht duken e zhduken marrin energji nga (vetë) ky boshllëk për të siguruar këtë ekzistencë të tyre të shkurtër. Kjo nuk është një hapësirë boshe dhe për këtë shkak edhe copëzat e materies nuk u krijuan nga hiçi".10
Dmth, edhe në fizikën e kuantumit materia nuk u krijua nga mosekzistenca, vetëm se energjia përreth në mënyrë spontane kthehet në  materie e më pas me shpërbërjen e kësaj materieje kthehet sërish në energji. Shkurtimisht këtu nuk jemi përballë një krijimi në mosekzistencë.
Por ashtu si në degët e tjera të shkencës edhe në fizikë ka nga ato shkencëtarë ateistë, të cilët pa i vënë re disa pika dhe detaje kritike i kalojnë pa i përfillur këto të vërteta për shkak të pikëpamjeve të tyre materialiste. Sepse për to nxjerrja dhe shpjegimi i të vërtetave shkencore mbart një rëndësi jetike për qëndrimin në këmbë të materializmit, dmth, ateizmit.
Modeli i universit kuantum, të cilin e shtjelluam më sipër, do të refuzohej nga shumica e shkencëtarëve: me shprehjen e fizikantit të njohur C. J. Isham "për arësye të vështirësive vdekjeprurëse të dala përpara teorisë, modeli kuantum i universit nuk u përqafua gjerësisht".11 Aq sa ky model sot është braktisur edhe nga fizikantët R. Brout dhe Ph. Shpindel, të cilët ishin ata që e shfaqën për herë të parë këtë.12
Një version i modelit kuantum i njohur shumë këto vitet e fundit, vjen nga fizikanti i njohur botëror Stefan Hauking. Ky i fundit, në modelin e përmbledhur në librin “Historia e shkurtër e kohës”, pretendon se Big Bengu  nuk të lë të kuptosh krijim nga mosekzistenca. Përballë realitetit se përpara Big Bengut nuk ka patur kohë, propozoi konceptin “kohë imagjinare”. Sipas tij Big Bengu ka patur vetëm një interval 10-43  sekonda “kohë imagjinare” dhe koha reale është formuar pas saj. Shpresa e Hauking ishin vetëm që të kundështonte atë koncept të pakohësisë para Big Bengut.
Faktikisht “koha imagjinare”, “numri i njerëzve imagjinarë në dhomë” apo “numri i makinave imagjinare në rrugë”, janë koncepte të barazvlefshëm me zero, pra, hapësirë boshe. Ai është duke bërë vetëm një lojë fjalësh me këtë gjë. Hauking pretendon se me ekuacionet e ndërtuara me faktorin kohë imagjinare janë të drejta, por në të vërtetë kjo nuk ka asnjë lidhje.
"Në gjuhën e matematikës ne themi aq gënjeshtra sa dhe të vërteta, dhe mbrenda kufinj-ve të matematikës nuk ke asnjë shans t'i dallosh këto nga njëra-tjetra. Veçimi i tyre mund të arrihet vetëm jashtë matematikës me logjikë apo me eksperimente; duke arritur të analizohet mundësia e relacioneve midis rezultatit matematikor dhe reaksionit korrespondent fizik".13
Shkurtimisht në matematikë çdo rezultat teorik nuk kushtëzon domosdoshmërinë që të ketë pasojë reale. Ja pra, dhe Hauking duke përdorur këtë veçori subjektive të matematikës prodhon hipoteza, të cilat nuk mund të korrespondojnë me realitetin. Po çfarë mund të jetë arsyeja e përpjekjeve të tij? Përgjigjen mund ta gjejmë sërish te fjalët e tij. Në shumicën e rasteve Hauking modelet e universit, të cilat na i parashtron si alternativa të Big Bengut, pohon se këto janë hedhur "për të asgjësuar krijimin hyjnor".14
Të gjitha këto tregojnë se alternativat që iu ofruan Big Bengut; teoria e gjendjes së palëvizshme, modeli i oshilacionit të universit, modeli kuantum i universit dhe përpjekjet e modelit të Haukingut, rrjedhin të gjitha vetëm nga paragjykimet e ideologjisë materialiste. Zbulimet shkencore tregojnë haptazi se teoria e Big Bengut është e vërtetë dhe kjo shpjegon “krijimin në mosekzistencë”. Dhe ky është një demostrim i hapur i krijimit të universit në mosekzistencë nga ana e Zotit por që materialistët këtë nuk e pranojnë dot.
Një shembull i kësaj replike drejtuar Big Bengut është cituar në një shkrim nga Xhon Madoks, editor i një nga revistave të njohura shkencore materialiste, Nature. Madoksi në editorialin e tij me titull (Down with the Big Bang) "Poshtë Big Bengu" ka deklaruar se "Big Bengu nuk mund të pranohet ideologjikisht" sepse "teologët me Big Bengun kanë gjetur një mbështetje të fortë në idenë e krijimit" dhe se në 10 vitet e ardhshëm do ta hedhim poshtë Big Bengun.15
Disa materialistë iu afruan çështjes me maturi. Psh, fizikanti materialist anglez H. P. Lipson, "edhe pse nuk e dëshiron diçka të tillë" e pranon krijimin si një e vërtetë shkencore në këtë mënyrë:
"Për mua duhet ta kapërcejmë këtë pikë dhe duhet me doemos ta miratojmë shpje-gimin e vetëm të pranueshëm, krijimin. Unë e di që kjo do të vijë repulsive (shtytëse) së bashku me mua edhe shumë fizikantëve të tjerë por nëse argumentet eksperimentale e mbështesin një teori, nuk mund ta refuzojmë këtë vetem pse nuk na pëlqen neve".16
Si përfundim shkenca ka arritur në këtë të vërtetë: Materia dhe koha janë të krijuara nga ana e një Krijuesi që zotëron forcë të pafundme dhe i pavarur nga këto të dyja. Krijuesi i universit ku jetojmë, zotërues i një force, dijeje dhe inteli-gjence të pafund, është Allahu.

Shenjat e Kuranit

Modeli i Big Bengut me ndihmën që i dha njerëzimit të njohë universin rea-lizoi një funksion tjetër të rëndësishëm. Me shprehjen e filozofit ateist Antoni Flu që me Big Bengun “shkenca miratoi një pretendim të përkrahur nga burimet fetare”.
Kjo e vertetë e mbrojtur nga burimet fetare është realiteti i krijimit të universit nga mosekzistenca. Para se shkenca të bënte zbulimet e saj, Zoti e pati deklaruar në librat e tij hyjnorë të zbritura si udhëzim për njerëzinë. Në secilin prej librave të Tij hyjnorë si Teurati, Ungjilli dhe Kurani, ka informuar se universi dhe të gjitha materiet janë të krijuara spontanisht nga Zoti.
Mes këtyre burimeve hyjnore, Kurani, i cili nuk ka pësuar asnjë ndryshim na informon edhe mbi krijimin nga mosekzistenca por edhe mbi çështjen e mënyrës së krijimit, këto informata të zbuluara 14 shekuj me parë janë plotësisht paralele me zbulimet e shkencës moderne të shek. 20-të.
Fillimisht në Kuran informohemi për “mosekzistencën” në “krijimin” e këtij universi si vijon:
"Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën...". (Enam, 101)
14 shekuj para nesh, në një kohë kur dijet e njerëzve mbi universin ishin shumë të cekëta, na deklarohet një aspekt tjetër në Kuran, ashtu siç e parashtron edhe teoria e Big Bengut, i gjithë universi ka dalë në pah nga veçimi dhe zgjerimi i një vëllimi shumë të vogël, i cili ishte i mbledhur:
"A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë"? (Enbija, 30)
Në origjinalin arabisht të ajetit të mësipërm jo pa qëllim është zgjedhur një fjalë e veçantë. Fjala ratk në ajet u përkthye “të ngjitura me njëra-tjetrën”. Kuptimi në fjalorët arabisht është “të ndërthurura me njëra-tjetrën, të pandara, të shkrira në njëra-tjetrën”. Pra, është një fjalë që përdoret për dy lëndë, të cilat formojnë një masë (tërësi). Shprehja në ajet “i ndamë” është folja fatk, e cila ka kuptimin e shkëputjes së një sendi nga gjendja ratk duke e copëzuar dhe e shpërndarë. Psh, kjo folje përdoret edhe te rasti i çarjes së farës nga filizi dhe dalja e saj nga toka.
Me këtë informacion le t’i hedhim një sy përsëri ajetit. Aty flitet për një gjendje ratk të qiellit dhe tokës. Më pas këto të dyja u ndanë me foljen fatk. Pra, kanë dalë në pah duke çarë (përshkuar) njëra-tjetrën. Faktikisht mund të kujtojmë gjendjen e parë të Big Bengut ku shohim një pikë të quajtur “veza kozmike” që përfshinte të gjitha materiet e universit. E thënë ndryshe çdo gjë “qiejt dhe toka” ishin në një gjendje ratk brenda kësaj pike. Më pas kjo vezë kozmike ka shpërthyer furishëm dhe me këtë (direktim) materiet u bënë fatk, pra, dolën jashtë dhe formuan të gjithë universin.
Një tjetër e vërtetë e deklaruar në Kuran është zgjerimi i universit, i cili arriti të zbulohej nga shkenca vetëm në vitin 1920. Kurani, këtë aspekt, i cili për herë të parë doli me vëzhgimet e animit në të kuqe të spektrit të dritës së yjeve nga ana e Habëll, e tregon kështu:
«Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë». (Dharijatë, 47)
Me pak fjalë, në një anë zbulimet e shkencës moderne zhvlerësojnë dogmën materialiste, nga ana tjetër vërtetojnë saktësinë e informacioneve të ajeteve të Kuranit. Sepse universi në të kundërt nga ç’e kujtojnë materialistët, me një sërë aksidentesh brenda në materie; është krijuar nga Zoti dhe informatat e ardhura nga Ai, padyshim që janë dijet më të drejta mbi origjinën e universit.

Fusnotat

2.Andrei Linde, "The Self-Reproducing Inflationary Universe", Scientific American, vol. 271, 1994, p. 48 
3. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954 ,p. 84 
4. S. Jaki, Cosmos and Creator, Regnery Gateway, Chicago, 1980, p. 54 
5. Stephen Hawking, Evreni Kucaklayan Karinca, Alkim Publishing, 1993, p. 62-63 
6. Henry Margenau, Roy Abraham Vargesse. Cosmos, Bios, Theos. La Salle IL: Open Court Publishing, 1992, p. 241 
7. Hugh Ross, The Creator and the Cosmos: How Greatest Scientific Discoveries of The Century Reveal God, Colorado: NavPress,  revised edition, 1995, p. 76  
8. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vol. 17, p. 19 
9. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vol. 17, p. 19 
10. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, Spring 1996, vol. 17, p. 20 
11. Christopher Isham, "Space, Time and Quantum Cosmology", paper presented at the conference "God, Time and Modern Physics", March 1990, Origins & Design, Spring 1996, vol. 17, p. 27 
12. R. Brout, Ph. Spindel, "Black Holes Dispute", Nature, vol 337, 1989, p. 216 
13. Herbert Dingle, Science at the Crossroads, London: Martin Brian & O'Keefe, 1972, p. 31-32 
14.StephenHawking, A Brief History of Time, New York: Bantam Books, 1988, p. 46 
15. John Maddox, "Down with the Big Bang", Nature, vol. 340, 1989, p. 378 
16. H. P. Lipson, "A Physicist Looks at Evolution", Physics Bulletin, vol. 138, 1980, p. 138 

Kreu II: Ekuilibri Në Shpërthim

Kreu II: Ekuilibri Në Shpërthim

Fuqia e shpërthimit të universit është përcaktuar saktësisht në mënyrë të prerë dhe është aq delikate sa është e pabesueshme kontrolli i forcës tërheqëse të saj. Për këtë arësye Big Bengu nuk është një shpërthim dosido por një ekzistencë (formim) e përllogaritur mirë dhe e sistemuar.  Pol Devis, profesor i fizikës teorike
Në kreun e mëparmë analizuam se universi është krijuar nga mosekzistenca me një shpërthim të furishëm dhe spontan të Big Bengut. Tani duke mbajtur parasysh këtë informacion le të studiojmë strukturën e tanishme të universit.
Në univers gjenden përafërsisht 300 miliard galaktika. Këto kanë forma të caktuara, si galaktika spirale, eliptike ... dhe po aq kanë dhe yje. Njëri nga këto yje është edhe Dielli ynë, përreth të cilit sillen në harmoni të plotë 9 planete. Ne jetojmë në të tretin e këtyre planeteve.
Shihni përreth jush: Ky univers a ju lë ndopak përshtypjen se për arsye të shpërthimit është si një lëmsh materiesh të përhapura rastësisht përreth? Natyrisht që jo. Materia e shpërndarë ashtu rastësisht, si është e mundur të formojë galaktika të sistemuara? Për çfarë arsye materia në pika të caktuara është mbledhur dhe ka formuar yje? Qoftë vetëm ekuilibri aq i përpiktë i Sistemit Diellor, a mund të jetë formuar nga një shpërthim aq i frikshëm? Këto janë pyetje të rëndësishme që na shpien në pyetjen themelore se si është formuar (përpiluar) universi pas Big Bengut.
Nëse Big Bengu është një shpërthim kataklizmik, pasojat që priten pas shpërthimit të tij padyshim që janë shpërndarja e materies në hapësirën boshe. Kjo materie e përhapur ashtu rastësisht formon një gjendje aq normale, saqë në një pikë të caktuar ato mblidhen dhe formojnë galaktika, yje dhe sisteme diellorë. Kjo është njësoj sikur të presësh nga një bombë e hedhur në hambarin e grurit, të mbledhi kokrrat dhe t’i sistemojë në mënyrë të rregullt ato. Sër Fredi Hoil, i cili për vite të tëra i doli kundra Big Bengut i habitur nga kjo gjendje u shpreh në këtë mënyrë:
"Teoria e Big Bengut pohon atë që universi ka filluar me një shpërthim të vetëm dhe të madh. Por siç e dimë shpërthimet e shpërbëjnë materien dhe e përhapin në mënyrë të çrregullt. Në fakt Big Bengu në mënyrë shumë misterioze ka sjellë në pah plotësisht të kundërtën e kësaj: Materia u soll në atë harmoni saqë të bashkohen me njëra-tjetrën e të formohen galaktikat".18
Me të vërtetë materia e formuar me Big Bengun mori një formë dhe sistemim të jashtëzakonshëm. Formimi i një sistemi të tillë na shpie vetëm te një e vërtetë: Krijimi i përsosur i universit është vepër e Allahut, zotërues i një fuqie të epërme...
Në këtë pjesë të librit do të studiojmë përsosmërinë dhe madhështinë në fjalë.

Shpejtësia e Shpërthimit

Pol Devis: "Faktet jan aq t forta sa t pranosh ekzistencn e nj plani t ndrgjegjshm kozmik".
Ata, të cilët kanë dëgjuar mbi Big Bengun por që nuk janë thelluar në këtë çështje, mund të mendojnë se pas shpërthimit nuk ekziston një përllogaritje e ho-llësishme. Sepse shpërthimi tek njerëzit nuk mund të zgjojë koncepte si projektim, plan apo sistem.
Një dimension i këtij rregulli është edhe shpejtësia e shpërthimit. Materia e krijuar me Big Bengun sigurisht që ka filluar të përhapet përreth me një shpejtësi tmerrësisht të madhe. Por këtu duhet të kemi kujdes një pikë. Në çastin e shpërthimit ekzistonte edhe një forcë tërheqëse relativisht e madhe. Një forcë kjo që mund ta mblidhte të gjithë universin në një pikë të vetme.
Prandaj në çastet e para të Big Bengut duhet të flasim për dy forca të kundërta. Forca shtytëse e shpërthimit dhe forca tërheqëse e saj, e cila duke i rezistuar këtij shpërthimi mundohej të mblidhte përsëri materien në pika të caktuara. Universi arriti të krijohej për shkak të ekzistencës të një ekuilibri midis dy forcave. Në qoftë se që në çastet e para forca tërheqëse do të ishte më e madhe se forca shpërthyese, atëherë universi pa arritur të zgjerohej do të mblidhej përsëri në vetvete. Në qoftë se do të ekzistonte mundësia tjetër e superioriteti të forcës së shpërthimit, në këtë rast materia do të përhapej në hapësirë në atë mënyrë që të mos bashkohej më.
" Ne, me forcn ton e ngritm qiellin dhe Ne e zgjerojm at ".
(Dharijat, 47)
Por sa i ndjeshëm ka qenë ky ekuilibër? Në ç’raport ka qenë “elasticiteti” midis këtyre dy forcave?
Profesori i njohur i fizikës matematikore në Universitetin Adelaide në Australi, Pol Devis në lidhje me përgjigjen e pyetjes bëri shumë llogaritje të gjata ku arriti në një rezultat të pabesueshëm. Sipas tij në qoftë se shpejtësia e zma-dhimit (zgjerimit) pas Big Bengut sikur të ndryshonte në një raport prej 10-18 sekondash (një të biliardtën e sekondit), nuk do të dilte në pah ky univers. Këtë përfundim Davies e tregon kështu:
"Llogaritjet tregojnë se shpejtësia e zgjerimi të universit përshkohet në kufinj tepër kritikë. Në qoftë se universi do të zgjerohej me një shpejtësi më të vogël (të ngadaltë) për shkak të forcës tërheqëse do të mblidhej, e nëse do të zgjerohej pak më shpejt, materiali kozmik do të përhapej dhe do të zhdukej në hapësirë. Përgjigjja e pyetjes është shumë interesante mbi këtë ekuilibër te "mirëllogaritur" midis dy rasteve katastrofike; sikur shpejtësia e përcaktuar e shpërthimit të ndryshonte vetëm 10-18 të shpejtësisë reale do të mjaftonte të zhdukte këtë ekuilibër të duhur. Prandaj shpejtësia e shpërthimit është përllogaritur me një përsosmëri të pabesueshme. Big Bengu nuk është një shpërthim dosido, është formulim i planifikuar dhe siste-matik".19
Këtë ekuilibër të mrekullueshëm në fillim të krijimit të universit, një shkrim i revistës së njohur “Science” shprehimisht e shtjellon kështu:
"Në qoftë se dendësia e materies në univers do të ishte pak më e madhe atëherë universi sipas ligjit të relativitetit të përgjithshëm për shkak të forcës tërheqëse midis copëzave atomike nuk do të zgjerohej por do të kthehej përsëri në pikënisje. Nëse kjo dendësi do të ishte pak më e vogël atëherë universi do të zgjerohej me një shpejtësi tmerruese dhe copëzat atomike nuk do të arrinin të tërhiqnin njëra-tjetrën kështu që nuk do të formoheshin kurrë galaktikat. Sipas matjeve të bëra ndryshimi midis dendësisë reale në fillim të universit dhe asaj dendësie kritike që nuk ka asnjë mundësi të formohej, është më e vogël se një e kuadrilionta e një përqindit të saj. Kjo i ngjan vendosjes së një lapsi me majë në atë mënyrë që të qëndrojë ashtu për 1 mi-liard vjet... Mbi të gjitha, me zgjerimin e vazhdueshëm të universit edhe ky ekuilibër bëhet akoma edhe më i ndjeshëm".20
Edhe Stefan Hauking sado që mundohet të shpjegojë origjinën e universit me një sërë rastësish, këtë ekuilibër të jashtëzakonshëm të shpejtësisë së zgjerimit të universit në veprën me titull “Histori e Shkurtër e Kohës”,  e pohon kështu:
"Shpejtësia e zgjerimit të universit është një pikë aq kritike saqë qysh në sekondën e parë pas Big Bengut ky raport të ishte një e milionta herë më e vogël, universi nuk do të vinte në këtë gjendje".21
Çfarë na tregon ky ekuilibër i jashtëzakonshëm? Padyshim që një programim i tillë delikat nuk mund të shpjegohet me rastësinë dhe është argumentimi i një projektimi të vullnetshëm. Pol Devis edhe pse ishte një fizikant, i cili ka përqafuar ideologjinë materialiste, këtë realitet e pohon si më poshtë:
"Konstrukti i tanishëm i universit, i cili është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të vlerave numerike, është i krijuar nga një vullnet shumë i kujdesshëm që nuk mund t'i dilet dot kundra... Ekuilibret e ndjeshëm numerikë janë nga ekuilibrat më themelorë të natyrës dhe përbëjnë një argument të fortë për të pranuar ekzistencën e një projektimi kozmik.22

Katër Forcat

Faktikisht shpejtësia e shpërthimit te Big Bengu është vetëm një nga ato ekuilibra numerikë të formuara në atë çast në univers. Pas Big Bengut dolën në pah “përmasat”, të cilat përcaktojnë strukturën e universit tek e cila ne bëjmë pjesë, dhe këto ishin të përcaktuara në vlera të duhura.
Këto përmasa përbëjnë atë që sot fizika moderne i quan “katër forcat themelore”. Të gjitha strukturat dhe lëvizjet fizike në univers kryhen në saje të ekuilibrit dhe relacioneve midis këtyre katër forcave. Këto janë: forca tërheqëse e tokës, forca elektromagnetike, forca e fuqishme bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore përcaktojnë vetëm strukturën përbërëse të atomit. Kurse dy të tjerat, pra, forca tërheqëse e tokës dhe forca elektromagnetike, përcaktojnë marrëdhëniet midis atomeve dhe gjithashtu të gjithë ekuilibrat e objekteve materiale (dmth, vetë materien). Këto katër forca kontrollojnë dhe përcaktojnë të gjithë materien e shpërndarë në univers pas Big Bengut.
Tek krahasojmë këto forca me njëra-tjetrën, përpara na del një pamje shumë interesante. Këto katër forca zotërojnë vlera jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Nëse do të kërkojmë të përdorim një njësi të përbashkët për raportet e të gjitha këtyre forcave, do të shkruajmë diçka të tillë:
Forca e fuqishme bërthamore : 15
Forca e dobët bërthamore : 7.03 x 10-3
Forca elekromagnetike : 3.05 x 10-12
Forca tërheqëse e tokës : 5.90 x 10-39
Nëse do të shihnim me kujdes numërat e mësipërm, do të vërejmë një dife-rencë shumë e madhe midis tyre. Psh, vlera e forcës së fuqishme bërthamore është 25 e ndjekur kjo nga 38 zero më e madhe se forca tërheqëse e tokës! Vallë, cila është arsyeja e një diference të tillë?
Biologu molekular Majkëll Denton në librin “Nature’s Destiny”: How the Laws of Biology Reveal Purpose in the Universe (Fati i Natyrës: Si shfaqin që-llim ligjet biologjike në univers), kësaj pyetjeje i kthen këtë përgjigje:
Biologu molekular i njohur Majkll Denton n librin me titull Fati i Natyrs: Si shfaqin qllim ligjet biologjike n univers, shpjegon nj t vrtet kshtu: Universi sht krijuar me nj projektim t veant q synon jetn e njeriut
"Në qoftë se forca tërheqëse e tokës do të ishte një trilion herë më e madhe, atëherë universi do të kishte një sipërfaqe më të vogël dhe jetëgjatësia do të ishte më e shkurtër. Përmasa e një ylli përafërsisht do të ishte një trilion herë më i vogël se Dielli ynë dhe jetëgjatësia e tij do të ishte vetëm një vit. Nga ana tjetër nëse forca tërheqëse e tokës do të ishte pak më e vogël se realja nuk do të arrihej kurr-sesi të krijohej ndonjë yjësi apo galaktikë. Në të njëjtën mënyrë edhe te forcat e tjera vihet re një ndjeshmëri e tillë. Nëse forca e fuqishme bërthamore do të kishte një vlerë paksa më të vogël atëherë i vetmi element statik do të ishte ai atom, i cili në bërthamë përbëhet nga dy protone. Në këtë gjendje në univers nuk do të mbesë fare hidrogjen dhe nëse yjet dhe galaktikat do të ishin të krijuara, do të kishin një strukturë shumë më ndryshe nga ajo ç'kanë sot. Qartësisht nëse këto konstante dhe këto forca themelore nuk do të kishin vlerat preçize, të cilat zotërojnë sot, nuk do të ekzistonte asnjë yll, supernovë, planet apo atom. Me një fjalë nuk do të kishte jetë".23
Pol Devis bën një koment të tillë mbi përcaktimin (përpilimin) e ligjeve themelore të fizikës në univers në harmoni me jetesën e njeriut:
"Nëse natyra do të kishte zgjedhur vlera numerike pak më ndryshe, universi do të ishte një vend shumë më ndryshe. Dhe me shumë mundësi ne nuk do të gjendeshim këtu për ta parë... Dhe njeriu me studimin e kozmologjisë, pabesueshmëria sa vjen e bëhet më e dukshme. Zbulimet e fundit mbi zanafillën e universit tregojnë se ky univers, i cili është vazhdimisht në zgjerim përbëhet nga një strukturë shumë preçize, e cila lind një admirim të madh".24
Arno Penzias, me zbulimin e argumentit të madh të sfondit kozmik të rrezatimit, së bashku me Robert Uillson më 1965 fituan çmimin Nobel. Penzias mbi këtë projektim të mahnitshëm bën këtë koment:
"Astronomia na shpie në një ngjarje të mahnitshme; një univers i krijuar në mosekzistencë. Është ndërtuar mbi një ekuilibër shumë të ndjeshëm me kushtet e duhura për të lejuar jetën në tokë. Ky është një univers i planifikuar për këtë qëllim".25
Te këto pjesë, të cilat i shkëputëm nga thëniet e shkencëtarëve të njohur vërejmë se të gjithë kanë evidentuar të njëjtin realitet. Kjo e vërtetë, i shfaqet çdo personi, i cili studion këto sisteme dhe ekuilibre të universit që na mahnisin pa masë. Është shumë e qartë që në të gjithë universin ekspozohet një projektim superior dhe një sistem i përsosur. Zoti i këtij sistemi padyshim është Allahu që krijon gjithçka të përsosur. Allahu na tërheq vëmendjen në një nga ajetet e Tij mbi përsosmërinë dhe maturinë në krijimin e universit:
"(Ai është që) Vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur". (Furkan, 2)

Llogaritjet e probabilitetit e përgënjeshtrojnë "Rastësinë"

Gjithçka që studiuam deri tani tregon haptazi se çdo ekuilibër numerik që u përcaktua menjëherë pas Big Bengut, ka një rëndësi me të vërtetë jetike për vazhdimësinë e racës njerëzore. Pra, si fuqia shpërthyese, vlerat e katër forcave themelore dhe të gjitha ato ndryshore, të cilat do t’i analizojmë në faqet vijuese, janë harmonizuar në atë mënyrë që të formojnë një univers ku të mund të jetohet dhe kjo harmoni është përllogaritur me delikatesën më të madhe.
Në këtë pikë le të marrim në dorë pretendimin e rastësisë (koinçidencës) të materializmit. Rastësia është term matematikor dhe nëse diçka mund të rea-lizohet me anë të rastësisë mund ta llogarisim në saje të matematikës së probabilitetit. Le ta shohim së bashku.
Probabiliteti Pr T Formuar Nj Univers Ku Mund T Ket Jet:
Llogaritjet e matematicienit anglez Roxher Penrouz demostruan se probabiliteti i formimit të rastësishëm të një universi të përshtatshëm për jetesë është 1 në 1010123. Për të përkufizuar këtë numër fjala “e pamundur” mbetet e pafuqishme..
10
1000000000000000000000000000000
0000000000000000000000000000000
0000000000000000000000000000000
0000000000000000000000000000000
  
Vallë, sa është mundësia që një univers, i cili na jep mundësinë e jetës, të jetë vetëformuar  rastësisht së bashku me të gjitha ndryshoret fizike? Një e bi-lionta e bilionit? Një e trilionta e trilionit, të trilionit? Apo më tepër?
Këtë shifër e zbuloi matematicieni i njohur anglez Roxher Penrouz, shok i ngushtë pune me Stefan Hauking. Duke futur në llogaritje të gjitha ndryshoret fizike evidentoi se në sa forma të ndryshme mund të rreshtoheshin, dhe për të formuar një mjedis ku mund të jetojnë gjallesat përcaktoi rezultatet e probabiliteteve të tjera të mundshme të Big Bengut.
Probabiliteti i gjetur nga Penrouz ishte 10 10123.
Është e vështirë bile të mendohet se ç’kuptim ka ky numër. Në mate-matikë një numër i shkruar në formën 10123 do të thotë, 1 i ndjekur nga 123 zero. Kjo është një shifër astronomike, e cila është më e madhe se numri i mbledhjes i të gjithë atomeve të universit, pra, 1078. Por numri i gjetur nga Penrose është shumë herë më i madh se ky i fundit.
Këtë shifër le të mundohemi ta shpjegojmë me disa shembuj: 103 do të thotë 1000. 10 103 do të thotë një numër, i cili formohet nga një 1 i ndjekur nga 1000 zero. Nëse pas 1 vendosim nëntë zero kjo formon 1 miliard, 12 zero, 1 trilion... Por të vendosësh pas numrit 1* 10123 zero nuk mund të përkufizohet apo të ketë një emërtim as në matematikë.
 Në termat praktike në matematikë probabilitetet më të vogla se 1 në 1050 nënkuptojnë një “probabilitet zero”. Por numri i Penrouz ishte një numër tri-liarda të triliardit herë më i madh se ky. Ai numër formohet nga 1 i pasuar prej 10123 zerosh. Shkurtimisht ky numër na tregon pamundësinë për të shpjeguar universin nëpërmjet rastësisë.
Roxher Penrouz bën këtë koment mbi këtë numër që i kalon muret e logjikës:
"Ky numër, na tregon edhe një herë mprehtësinë dhe saktësinë e qëllimit të Krijuesit, pra, një mundësi në 10 10123. Ky është me të vërtetë një numër i jashtëzakonshëm. Këtë asnjë njeri nuk mund të arrijë ta shkruajë në formën e një numri natyror sepse i duhet të shtojë pas numrit 1 edhe 10123 zero. Edhe sikur t'i shtojmë nga një zero në vend të të gjithë protoneve dhe neutroneve të universit përsëri do ta kishim të vështirë të përfitonim një numër të tillë".26
Roger Penrose: Ky numr na tregon edhe njher mprehtsin dhe saktsin e q-llimit t Krijuesit.
Këto shifra, të cilat përkufizojnë saktësinë e ekuilibreve dhe të projekti-mit (dizenjimit) luajnë një rol themelor që i tejkalon kufinjtë e inteligjencës sonë. Janë tregues që vërtetojnë se universi kurrë nuk mund të jetë “fryt i rastësisë” por ashtu siç e shprehu edhe Penrouz, “demostrues i mprehtësisë dhe i saktësisë së Krijuesit”.
Në fakt për të kuptuar se universi nuk është “fryt i rastësisë”, nuk është e nevojshme të dihen këto llogaritje probabiliteti që treguam më lart. Sepse çdo person që hedh një sy përreth mund ta perceptojë kudo në univers këtë krijim të qartë. Padyshim që pas një shpërthimi të rastësishëm me radhitjen vetvetiu të atomeve nuk mund të formohet një univers i përsosur, e brenda tij sisteme, Dielli, Toka, njerëzit në të, kafshët, bimët, insektet dhe gjithçka tjetër. Detajet që evidentojmë kudo nga kthejmë kokën ne, janë një nga një, argumente të ekzistencës së Allahut, fuqisë së Tij supreme dhe të një krijimi të vullnetshëm. Por këtë mund ta konceptojnë vetëm ata njerëz që arrijnë të arsyetojnë:
"Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që arsyeton". (Bekare, 164)

Të shohësh (plotësisht) të vërtetën

Ashtu siç studiuam deri tani, shkenca e shekullit të 20-të na ka treguar shumë argumente bindëse, të cilat argumentojnë krijimin e universit nga Allahu. Nocioni “Parim Human” (Anthropic Principle) tregon se në këtë sistem nuk ka vend për rastësinë dhe se çdo detaj i universit është i programuar posaçërisht për njeriun.
Ana interesante është se një pjesë e madhe e shkencëtarëve, të cilët me anë të zbulimeve arritën në konkluzionin se “universi nuk mund të komentohet nëpërmjet rastësisë” por që faktikisht për shkak të pikëpamjeve të tyre materia-liste, nuk ishte ky rezultati që kërkonin. Asnjë prej shkencëtarëve si Pol Devis, Arno Penzias, Fredi Hoil, Roxher Penrouz, prej të cilëve shkëputëm thënie të ndryshme, nuk kanë qenë fetarë. Duke bërë kërkime nuk kanë synuar të gjejnë argumente mbi ekzistencën e Zotit. Por të gjithë, edhe pse nuk e dëshironin një gjë të tillë arritën në përfundimin se i vetmi shpjegim për universin është ky projektim madhështor i vetëdijshëm.
Astronomi amerikan Xhorxh Grinshtajn në librin e tij “The Symbiotic Universe (Universi Simbiotik)”, këtë gjë na e rrëfen kështu:
"Si mund të jetë e mundur kjo (projektimi i ligjeve të fizikës posaçërisht për jetën)? Tek analizojmë argumentet, përballemi me këmbëngulje me një fakt të rëndësishëm: duhet që të ketë hyrë në kontakt një inteligjencë e mbinatyrshme. Vallë për një çast edhe pse nuk patëm një qëllim të tillë po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninë e një "Ekzistence Hyjnore"?27
These star trails were obtained by a special shoot of 9 hours. Almost all of the stars in this picture are circumpolar, which means they
Grinshtajn, i cili është një ateist, pyetjes të cilën e filloi me “vallë” po mundohet t’i shmanget realitetit sikur nuk e vë re atë. Por shumë shkencëtarë të tjerë, të cilët nuk i afrohen me paragjykime çështjes, e pohojnë me zë të lartë se universi është i krijuar posaçërisht nga ana e Zotit për jetën e njeriut. Astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros në një shkrim me titull “Projektimi dhe Parimi Human” e përfundon kështu:
“Universin nga mosekzistenca duhet ta ketë krijuar medoemos një Krijues Suprem dhe Inteligjent. Një Krijues duhet ta ketë projektuar planetin Tokë. Dhe përsëri po ky Krijues Suprem dhe Inteligjent duhet ta ketë projektuar jetën”.
Kështu që shkenca e argumenton krijimin: Zoti ekziston dhe është krijuesi i çdo qenieje çka shihet dhe nuk shihet përreth. Ai është i vetmi Krijues, Zot i projektimit dhe ekuilibrit në qiej dhe në tokë.
Nga ana tjetër, sot materializmi është hedhur jashtë kufinjve të shkencës dhe tashmë përjetohet si një bestytni. Mbi këtë fakt studiuesi i gjenetikës, amerikani Robert Grifits thotë me humor: "Kur kërkoj për vete një ateist për të diskutuar shkoj gjithmonë në departamentin e filozozofisë. Sepse tani e tutje në departamentin e fizikës nuk del dikush i tillë".
Duke e përmbledhur, cilindo ligj të fizikës apo ndryshore, do të vërejmë se këto zotërojnë vlera posaçërisht për të mundësuar jetën në tokë. Në lidhje me këtë Pol Devis në paragrafin e fundit të librit të tij me titull "The Cosmic Blueprint (Plani Kozmik)" shpjegon se: "ideologjia e një projektimi vjen sunduese mbi gjithçka".30
History of the Universe
Padyshim “projektimi” i universit do të thotë krijim dhe programim nga ana e Zotit. Ekuilibret delikatë në univers janë argumente të qarta mbi artin e epërm krijues të Allahut, të çdo krijese, qoftë e gjallë apo inorganike. Ky përfundim në të cilin arriti shkenca nuk është asgjë tjetër veçse pohimi i së vërtetës të informuar nga Kurani 14 shekuj më parë:
"Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve". (Araf, 54)

Fusnotat

17. Paul Davies, Superforce: The Search for a Grand Unified Theory of Nature, 1984, p. 184 
18. Fred Hoyle, The Intelligent Universe, London, 1984, p. 184-185 
19. Paul Davies, Superforce: The Search for a Grand Unified Theory of Nature, 1984, p. 184 
20. Bilim ve Teknik (Science and Technics ) 201, p. 16 
21. Stephen Hawking, A Brief History Of Time, Bantam Press, London: 1988, p. 121-125 
22. Paul Davies. God and the New Physics. New York: Simon & Schuster, 1983, p. 189 
23. Michael Denton, Nature's Destiny: How the Laws of Biology Reveal Purpose in the Universe, The New York: The Free Press, 1998, p. 12-13 
24. Paul Davies. The Accidental Universe, Cambridge: Cambridge University Press, 1982, Foreword. 
25. Hugh Ross, The Creator and the Cosmos, p. 122-23 
26. Roger Penrose, The Emperor's New Mind, 1989; Michael Denton, Nature's Destiny, The New York: The Free Press, 1998, p. 9 
27. George Greenstein, The Symbiotic Universe, p. 27 
28. Hugh Ross, "Design and the Anthropic Principle", Reasons To Believe, CA, 1988 
29. Hugh Ross, The Creator and the Cosmos, p. 123 
30. Paul Davies, The Cosmic Blueprint, London: Penguin Books, 1987, p. 203